Gjyqtarja Blerina Muça pranoi ankimimin e Alibeajt/ “Rithemelimi” ankohet në ILD dhe KPK

10/05/2022 16:35

“Rithemelimi” është ankuar në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë dhe Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për gjyqtaren Blerina Muça, e cila pranoi ankimimin e Enkelejd Alibeajt ndaj vendimit të gjyqtarit Zhukri.

Gjykata e Tiranës më 22 prill pranoi ankimin e PD-së, përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, duke legjitimuar atë si ankues dhe duke pranuar të drejtën e ankimit.

Beteja do të zhvillohet tashmë në gjykatën e Apelit, pas vendimit të gjyqtares Blerina Muça për të pranuar ankimimin e Enkelejd Alibeajt, ku Gjykata pranon si palë në proces, nënkryetarin e PD-së Alibeajn.

“Ju informoj se sot me date 22.04.2022, gjyqtare znj. Blerina Muça, ne lidhje me kerkesen e paraqitur nga Partia Demokratike e Shqiperise perfaqesuar nga z. Enkelejd Alibeaj, me objekt: Prishjen e Vendimit Nr. 1346/222 Akti, Nr. 3 Vendimi, dates 25.03.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane me gjyqtar Agron Zhukri duke vendosur pushimin e gjykimit ose kthimin e saj per shqyrtim ne te njejten gjykate por me tjeter trup gjykues, vendosi ne dhome keshillimi:

– Pranimin e ankimit te pales ankuese, Partia Demokratike e Shqiperise, perfaqesuar nga Nenkryetari i saj z. Enkelejd Alibeaj, ndaj Vendimit Nr. 3, date 25.03.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.
– Kunder vendimit nuk lejohet ankimi”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Më 18 mars, gjyqtarja Blerina Muca vendosi pranimin e kërkesës së PD dhe depozitimin e statutit e vendimeve të dala nga Kuvendi Kombëtar i mbajtur më 17 Korrik 2021.

Më 25 mars, gjyqtari Agron Zhukri vendosi që organi zyrtar i PD të jetë Komisioni i Rithemelimit, për të cilin është paraqitur ankimim nga Alibeaj

Kujtojmë se Agron Zhukri vendosi:

1.Pranimin e kërkesës së palës kërkuese Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të P.D.SH.

2.Depozitimin e vendimeve te kuvendit Kombëtar të PDSH duke regjistruar ndryshimet përkatëse ne regjistrin e partive politike: Vendimin nr 1. dt. 11.12.2021, me anekset bashkëlidhur Statutin e Partisë Demokratike, të Kuvendit Kombëtar të Partisë

Vendimin nr 2. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 3. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 4. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 5. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 6. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

-Vendimin nr 7. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Prej kohësh vijojnë përplasjet brenda PD për shkak të vendimeve të dy gjyqtarëve, njëri prej të cilëve njeh Kuvendin Kombëtar të thirrur nga ish kryetari Lulzim Basha ndërsa tjetri njeh Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha. Për këtë arsye, gjykata e Tiranës ka sqaruar vendimet e marra nga Blerina Muça dhe Agron Zhukri për Partinë Demokratike duke thënë se do të pritet vendimi i formës së prerë.

Shkresa drejtuar ILD

Shkresa drejtuar KPK

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA