Gjekmarkaj në konferencën e kryetarëve: Kemi emra dinjitozë, s’di nëse qeveria do i marrë parasysh

10/05/2022 12:58

Deputeti Agron Gjekmarkaj tha sot në Konferencën e Kryetarëve se nëse mazhoranca i ka të sinqerta propozimet për negociata për zgjedhjen e presidentit të ri me opozitën, ata janë të gatshëm që të propozojnë emrat për kandidatët.

Gjekmarkaj tha shtoi se opozita ka detyrimin të nxjerrë emra kandidatë për president, dhe e djathta ka emra dinjitozë, pavarësisht nëse mazhoranca i merr apo jo parasysh.

Gjekmarkaj: Procesi është në kokën e një individi, që shpreson të argëtohet. Po e  nis me atë që Balla tha dje. A ka të drejtë mazhoranca ta propozojë, po, ka sepse ka përgjegjësinë. Po kjo mazhorancë ka disa probleme. Me disa raporte dhe me disa mandate, që disa kanë përfunduar edhe në qeli. Për faj të opozitës kjo mazhorancë ka shumë pushtet.  Kryeministri Edi Rama ka folur për nëj mundësi për ‘i përfshirë të gjithë me një proces. Se kryeministri e dëshiron opozitën pjesë të procesit, caktoi një komisionin për krijimin e idnikitit, propozime me zarfa dhe e-maile, dhe thatrë që s’duhet politik, pro kjo është fyerje. Unë dua një nga radhët politike. Loja me figurina që vijnë nga jashtë për shashka mediatike, nuk i bëjnë nder as kreut të shtetit. Unë kam pasur qëndrimet e mia brenda opozitës. Opozita ka detyrimin të nxjerrë emra për president. E djatha ka emra dinjitoz, pavarësisht nëse qeveria i merr apo si merr parasysh. Ky përmblidhet në emra konkret, që i kanë shërbyer Shqipërisë në këto 30 vite. Nëse jeni të sinqertë dhe doni emra nga opozita, do ishim të gatshëm të rindërtonim një strategji me ju, duke propozuar emra, por nëse  e keni gjethe fiku, atëherë zgjidheni vetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA