Droni ukrainas shkatërron anijen e Putinit: Hakmarrja e “Ishullit të  Gjarprit”!

10/05/2022 14:39

Një anije parade e Vladimir Putinit, të cilën presidenti rus e ka përdorur për të inspektuar flotën e tij, u godit nga një droni të lëshuar prej forcave ukrainase, thotë The Sun.

Imazhet dramatike treguan momentet kur anija patrulluese e klasës Raptor u qëllua dhe u përfshi në flakë, pranë Ishullit të Gjarprit  në Detin e Zi teksa u përpoq t`i dërgonte furnizimeve trupave të vendosura atje.

Putin ka përdorur një mjet të tillë lundrues me emërtimin 001 për inspektimet e flotës në Sevastopol dhe Shën Peterburg. Por atij tani mund t`i kenë mbetur vetëm tre nga tetë anije të tilla patrulluese me të cilat ai filloi luftën, e kjo për shkak të shënjestrimit të tyre të suksesshëm nga ukrainasit.

Këto të fundit pretendojnë se morën informacione “se një nga varkat e shkatërruara Raptor në zonën e Ishullit të Gjarprit ishte varkë e paradës së Putinit”. Sipas tyre, mjetet e liderit rus dallojnë sepse në pjesën e bishtit, kanë numrin 001″.

Bomba e telekomanduar, u lëshua nga një dron Bayraktar TB2 pranë ishullit, që ndodhet në afërsi të portit të Odesës. Ishulli i Gjarprit fitoi një status legjendar për Ukrainën që kur një grup rojesh kufitare që e mbronin atë i thanë një anijeje ruse që i kërkoi të dorëzoheshin “vafsh në djall”.  Anija ruse që po i sulmonte, Moskva, u godit më vonë nga një raketë dhe u fundos në afërsi të këtij ishulli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA