Tre turistë gjermanë janë rrëzuar duke ecur mes Thethit dhe Valbonës sot në mesditë.

Nga informacionet e pakta që vijnë nga zona e thellë malore në veri të vendit mësohet se tre turistët kishin humbur rrugën. Njëri prej tyre ka humbur jetën.

Këtë e konfirmon për Top Channel udhërrfyesi Zef Gjini, i cili mbërriti i pari. Ai tregon se gjeti në fund të humnerës një burrë të pajetë dhe dy të rinj cift që ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Forcat policore të Thethit i morën turistët dhe i transportuan drejt spitalit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA