Çekia zë vendin e Rusisë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut

10/05/2022 20:15

Asambleja e Kombeve të bashkuara zgjodhi  republikën çeke për të zëvendësuar Rusinë në  këshillin e të drejtave të njeriut me , 157 vota pro dhe 23 abstenime, në një mbledhje të martën.

Mandati i Çekisë në këtë këshill  fillon të martën dhe mbaron në  31 dhjetor 2023.

Në 7 prill asambleja e OKB votoi për pezullimin e Rusisë nga Këshilli , me 93 vota pro, 24 kundër dhe 58 abstenime,  me arsyetimin se Rusia ka kryer shkelje të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara udhëhoqën iniciativën e 7 prillit  për të pezulluar Rusinë pas pushtimit të saj të Ukrainës më 24 shkurt, të cilin Moska e quan një “operacion special ushtarak”.

Rusia ishte në vitin e dytë të mandatit tre-vjeçar në Këshillin e të drejtave të njeriut. Republika Çeke do ta përfundojë atë mandat në këshill, i cili nuk mund të marrë vendime ligjërisht të detyrueshme. Megjithatë, vendimet e tij kanë peshë politike dhe mund të autorizojnë hetime.

Pikërisht këtë të enjte Këshilli i të Drejtave të Njeriut do të mbajë një seancë speciale për Ukrainën, pasi Kievi bëri thirrje për një rishikim të situatës atje, duke përfshirë raportet për viktima masive në Mariupol.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA