Aksidentohen tre automjete në Lezhë, një grua dhe një fëmijë në spital

10/05/2022 16:29

Një tjetër aksident është shënuar mesditën e sotme në autostradën Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Rrilë ku tre automjete janë përplasur më njëri-tjetrin.

Sipas burimeve të plagosur janë një grua dhe një fëmijë të cilët janë dërguar menjëherë në spitalin Rajonal të Lezhës për të marrë shërbim mjekësor.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA