Evropa festoi të hënën festoi ditën e saj, por jo kudo atmosfera ishte e njëjtë.
Në Beograd rreth dyqind persona u mblodhën për të ashtuquajturin marshim i “Regjimentit të Pavdekshëm”, për të kujtuar veteranët dhe të afërmit e vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Marshimi që u mbajt në “Ditën e Fitores” të Rusisë , tregoi mbështetje për pushtimin rus të Ukrainës, pasi shumë mbanin pankarta të Vladimir Putinit dhe simbolet “Z”.
Ndërsa në Sarajeve me qindra veta marshuan në mbështetje të Ukrainës.
“Do të doja t’u thoja nënave ruse që të mos i lënë djemtë e tyre të vdesin në luftë, duke vrarë njerëzit e tyre. Sepse ne jemi të gjithë të njëjtët njerëz. Edhe këtu kemi qenë viktima të krimeve të bëra nga populli ynë”.
Disa qindra demonstrues, kryesisht nga komuniteti rus i Berlinit, u mblodhën jashtë Portës së Brandenburgut duke mbajtur portrete të ushtarëve sovjetikë për të shënuar përvjetorin e 9 majit dhe fitoren e aleatëve mbi Gjermaninë naziste
“Unë jam nga Rusia dhe burri im është nga Ukraina. Çfarë duhet të bëjmë? Ne po luftojmë për paqe”.
Ndërkohë 9 maji në rusi, shënon ditën e fitores, ku u shënua me një paradë ushtarake në sheshin e kuq të Moskës, në fjalimin e presidentit rus Vladimir Putin në Ditën e Fitores, munguan pohimet që pretendohet se ai mund të bënte në kremtimin e triumfit të Rusisë në Luftën e Dytë Botërore.
Shefi i Kremlinit e nisi fjalën e tij duke thënë se ushtria ruse në Ukrainë se “po lufton për sigurinë e vendit të vet” dhe i mëshoi idesë se aleanca ushtarake e NATO-s, ku Ukraina shprehu ambicien të anëtarësohej është “kërcënim i dukshëm” për Rusinë.
Top Channel