“Rithemelimi” doli kundër platformës së Alibeajt, Gazment Bardhi: Nuk mbahet peng opozita për një vilë që të ka zbuluar Rama

09/05/2022 14:07

Deputeti i Partisë Demokratikë, Gazment Bardhi ka shtruar pyetjen për atë që quan me ironi “opozitë e vërtetë”, duke pretenduar se Edi Rama i mban peng për shkak se i ka zbuluar një vilë të pajustifikuar me vlerë 760 mijë euro.

Në një mesazh të koduar, pa përmendur emra, Bardhi shkruan: “Pyetje për “opozitën e vërtetë”; vilën 760 mijë euro, e shitën apo spo ja ble askush? Nuk mund të mbash peng opozitën për një vilë të pajustifikuar që të ka zbuluar dhe me të cilën të mban peng Edi Rama!”.

 

Reagimi i Bardhit vjen pas deklaratave të njëpasnjëshme të të përfaqësuesve të Komisionit të Rithemelimit, të cilët kundërshtojnë draftin e Alibeajt për Presidentin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA