Zbardhen debatet nga mbledhja e grupit parlamentar me dyer të mbyllura në PD.
Gazmend Bardhi mësohet të jetë shprehur se kur ne kërkojmë që opozita të propozojë presidentin jemi ne të shitur, por kur ndodh e kundërta, Rithemelimi është opozitë e vërtetë.
“Kur ne kerkojme qe opozita te propozoje presidentin jemi ne te shitur. Kur rithemelimi kerkon qe opozita te propozoje presidentin jane opozite.
Sigurisht qe deputetet do marrin pjese ne proces, jo disa qe sjane bere deputete dhe nga xhelozia thone qe presidentin e propozojne keshilli kombetar.
Nese ka kerkesa qe te jete nga politika atehere ps do thote nese duhet nga politika perse duhet filani nga pd dhe jo nga PS. Kriteret jane parimore dhe ndertojne nje figure presidenti dinjitoz.
Por nese pranohet kriteri per te qene ne politike e pranojme. Kriteret mund te diskutohen por nje gje eshte qe ne kerkojme ta propozoje opozita dhe ketu duhet te qendrojme. Ne kemi menduar te jemi korrekt per ti dhene vendit president dinjitoz.” është shprehur Bardhi.
Top Channel