Presidenti/ Alibeaj: Zëri i opozitës do kumbojë në 3 raundet e para. Kjo maxhorancë s’ka legjitimitet të zgjedhë kreun e Shtetit

09/05/2022 16:49

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj u shpreh se se deputetët e pranishëm në mbledhje do të marrin pjesë në procesin për zgjedhjen e Presidentit të Republikës dhe zëri i saj do kumbojë në 3 raundet e para të votimit në parlament.

Ndër të tjera, Alibeaj u shpreh se maxhoranca aktuale nuk e ka legjitimitetin për të zgjedhur Presidentin e Republikës.

“ Lidhur me draftin, është një draft që ka sinstetizuar të gjitha sygjerimet e secilit deputet. Është e udhës për këdo që të ketë mundësinë e kohën për ta studiuar cështjen.

Ca cështje të rëndësishme dolën nga kjo mbledhje. Kjo maxhorancë nuk ka legjitimitet për të vendosur për presidentin. Ka tre deputete non grata të doshit, dy non grata të Rakipit, e zyrtarë në burg ka raportin e DASH i cili godet atë që është legjititemiteti i zgjedhjeve. Ne si opozitë kemi thënë të njëjtën gjë. Në raste si kjo duhet të marrin pjesë si detyrim moral politik e njerëzor.

Me ndjenjën më të lartë të përgjegjësisë të gjithë deputetët ranë dakord, të marrin pjesë në proces. Për të hequr cfarëdolloj gjurme të hidhur të së shkuarës, që i shmangeshim provave e sfidave elektorale e jemi bërë pishman. Është një detyrim për të t’u përballur me sfidën.

Po, pjesëmarrje substanciale e opozitës, në 3 raundet e para, zëri i opozitës ekziston dhe do të kumbojë” u shpreh Alibeaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA