Gjatë gjithë pushtimit të Ukrainës, njerëzit e Vladimir Putin kanë sulmuar vazhdimisht infrastrukturën e komunikimit të vendit fqinj, si fizikisht ashtu edhe përmes sulmeve kibernetike.
Në fund të shkurtit, Ministri ukrainas i Transformimit Dixhital, Mykhailo Fedorov, i dërgoi një kërkesë në Twitter Elon Muskut për të ndihmuar me satelitet e tij të internetit Starlink, dhe ai iu pergjigj pa ngurrim.
Sipërmarrësi i famshëm ka ofruar që atëherë një numër të madh antenash që u vendosën në ndertesa qeveritare, spitale e shkolla-duke ndihmuar të ofrohej internet në zonat ku qasja ndaj tij ishte kufizuar për shkak të sulmit rus. Por një koment i fundit i Musk në Tëitter, shkaktoi një furtune të vërtetë në media.
“Nëse vdes në rrethana misterioze, gëzohem që u njohëm…”, ka shkruar miliarderi. Komenti i zymtë i kreut të SpaceX erdhi pasi ai ndau në rrjetet sociale një deklaratë nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë ruse të hapësirës, Dmitry Rogozin.
“Sipas informacioneve tona, dorëzimi i pajisjeve Starlink është kryer nga Pentagoni, që do të thotë se Elon Musk, është i përfshirë në furnizimin e forcave fashiste në Ukrainë me pajisje komunikimi ushtarake. Dhe për këtë, Elon, do të mbash përgjegjësi si i rritur, edhe pse bën di budalla”, ka shkruar ai.
Starlink operon një gamë prej më shumë se 2000 satelitësh që synojnë të ofrojnë qasje në internet në të gjithë planetin.
Top Channel