Shqiptarët rezulton të jenë ngushtësisht të lidhur me aparatin celular të tyre, aq sa nuk ngurojnë ta përdorin edhe në drejtimin e mjetit, pavarësisht apeleve nga policia se kjo shkelje është e rrezikshme dhe shkaktare e shumë aksidenteve.

Bazuar në të dhënat e policisë kjo është shkelja më e shpeshtë që kryeqytetasit kanë bërë gjatë këtij viti. Për periudhën Janar – Prill 2022. 13151 masa për përdorim të aparatit të celularit, neni 171.

Një tjetër shkelje e shpeshtë e kryeqytetasve lidhet me mosrespektimin e sinjalistikës rrugore ku përfshihet edhe shkelja e semaforëve.

17398 masa për mos respektim të sinjalistikës dhe semafori,neni 144. Ndërsa përsa i përket rripit të sigurimit vërehet një ndërgjegjësim i qytetarëve në përdorimin e tij.

Një vëmendje e shtuar këto muaj për policinë rrugorë është dhe heqja nga qarkullimi të targave të huaja të pavlefshme si dhe goditjen e fenomenit të korrupsionit ku vetëm në këto muaj janë arrestuar 68 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA