Koncert për Ukrainën/ Artistët grekë, mesazh në ditën e fitores ndaj fashizmit

09/05/2022 15:30

Me zhurmën e sirenave për gati një minutë dhe tingujt e këngës Goodbye Blue Sky nga Pink Floyd ka filluar koncerti i madh kundër luftës që kanë ndjekur mijëra qytetarë në sheshin Aristotelous të Selanikut mbrëmjen e së dielës.

Organizatorët kanë zgjedhur këtë ditë pasi më 8 maj 1945 përfundoi Lufta e Dytë Botërore duke dashur të dërgojnë një mesazh të fuqishëm kundër luftës në Ukrainë.

“Fillojmë duke dënuar invazionin rus në Ukrainë , kjo ishte ftesa jonë dhe mbi këtë thirrje krijuam një thurrje mesazhes kundër luftës.”

“Jemi këtu sepse arti dhe muzika janë e vetmja mënyrë që ne njohim për të kundërshtuar luftën.”

Koncerti u organizua nga Shoqata e Muzikës së Greqisë Veriore dhe Shoqata Panhelene e Muzikës në përvjetorin e 77 të përfundimit të Luftës së dytë Botërore  ndaj dhe 65 artistë këngëtarë e grupe muzikore që kanë marrë pjesë thirrën një “Jo” të fuqishme për pushtimin rus të Ukrainës dhe e dënuan atë me forcë.

Midis tyre emra të shquar të muzikës greke si George Dalaras, Eleni Tsaligopoulou, Rita Antonopoulou, Gerasimos Andreatos, Vasilis Lekkas etj.

Ata janë duartrokitur nga mijëra qytetarë ,por edhe pjestarë të sindikatave, shoqatat studentore dhe anëtarë të së majtës jashtëparlamentare, të cilët mbanin pankarta në duar dhe kanë hedhur parrulla për përfundimin e menjëhershëm të luftës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA