Një bankë e nivelit të dytë, në Koplik të Malësisë së Madhe u grabit këtë të hënë.

Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit rreth orës 14:10 minuta kur tre persona të maskuar janë futur në bankë dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash.

Më pas tre autorët janë larguar më shpejtësi. Grabitësit siç duket e kanë planifikuar mirë vjedhjen pasi gjatë gjithë kohës, është një patrullë policie në fillim të rrugës por kanë shfrytëzuar orarin kur punonjësit e policisë kanë ndërruar turnin për të kryer vjedhjen.

Pasi kanë grabitur bankën, autoret janë larguar me shpejtësi dhe kanë braktisur makinën në këtë rrethrrotullimin.

Ndryshe nga sa ndodh zakonisht, autorët kanë vendosur të braktisin makinën dhe ta djegin në një zonë mjaft të populluar, në mes të aksit nacional Shkodër- Hani i Hotit, më pas autorët nën kërcënimin e armëve kanë ndalur një tjetër qytetar, i kanë marrë makinën dhe kanë vendosur të largohen drejt Bajzës.

Policia e qarkut të Shkodrës ka nisur kontrollet në të gjithë Malësinë e Madhe duke u përqendruar në fshatrat e Bajzës dhe zonat e tjera kufitare me Malin e Zi. Dyshimet janë se autorët mund të arratisen drejt shtetit fqinj përmes kufirit të gjelbër apo përmes liqenit të Shkodrës. Në ndihmë të patrullave në terren, është edhe një helikopter i policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA