Grabitën bankën në Malësi të Madhe dhe i vunë flakën makinës, Policia: Autorët kërcënuan me armë një qytetar, i morën automjetin

09/05/2022 15:23

Të tjera detaje janë zbuluar nga grabitja e bankës së nivelit të dytë në Koplik të Malësisë së Madhe.

Burime zyrtare të policisë thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:10, kur disa persona të paidentifikuar kanë vjedhur, nën kërcënimin e armës, një shumë parash në filialin e një banke të nivelit të dytë, dhe më pas janë larguar me një mjet tip “Volksëagen”, të cilin e kanë djegur në dalje të qytetit.

Ndërsa ka zbuluar lëvizjet e autorëve, policia thotë se nën kërcënimin e armës, autorët kanë ndaluar një qytetar të rastit duke i grabitur makinën dhe më pas janë larguar.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe grupe të FNSH Shkodër, ndërsa janë ngritur disa pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:10, jemi njoftuar se disa persona të paidentifikuar kanë vjedhur, nën kërcënimin e armës, një shumë parash në filialin e një banke të nivelit të dytë, në Koplik, Malësi e Madhe, dhe më pas janë larguar me një mjet tip “Volksëagen”, të cilin e kanë djegur në dalje të qytetit. Personat, ende të paidentifikuar, pasi kanë djegur automjetin e tyre, kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një automjet tjetër tip “Benz” të një qytetari të rastit dhe janë larguar.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe grupe të FNSH Shkodër.

Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe sqarimin e plotë të rrethanave të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA