Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën një person në Velipojë

09/05/2022 21:06
Foto Ilustruese

Një person ka humbur jetën në Velipojë pasi ka rënë ne kontakt me energjinë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Ças. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.

39-vjeçari Tonin Rrethi ka qenë duke punuar tokën me traktor dhe papritur ka rënë në kontakt me një prej telave të këputur të linjës së tensionit të lartë.

Kjo i ka marrë jetën 39-vjeçarit, baba i dy vajzave.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA