Berisha i drejtohet Nikollës: Meqë drejton parlamentin nuk ke detyrë vetëm mikrofonin, bëni një strehë rojeve tek dera

09/05/2022 19:43

Ish kryeministri i vendit Sali Berisha ka kërkuar fjalën ditën e sotme në Kuvend për të trajtuar një problematikë që e sheh të zgjidhshme nga kryetarja e parlamentit.

Teksa iu drejtua Nikollës, Berisha tha se ajo nuk kishte detyrë vetëm mikrofonin, por duhet të kujdesej edhe për një strehim për rojet që ndodhen jashtë Kuvendit në shi.

Në përgjigje të kritikës së Berishës, kryetarja e Kuvendit tha se punonjësit janë në kushte më të mira se ç’kanë qenë më parë.

“Ndërkohë që debatohet këtu, janë një grup punonjësish të gardës rrinë jashtë në shi dhe nuk u bëhet një strehë. Ata nuk duhet të lihen siç janë lënë. Ju që drejtoni parlamentin nuk keni detyrë vetëm mikrofonin por tërësinë e shërbimeve që duhet të kenë kushtet më minimale. Rojeve te dera u bëhet një strehë.”- tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA