Ujëvara e Sotirës, destinacioni pranveror në Gramsh
08/05/2022 13:45
U zbulua për publikun 10 vite më parë, ndërsa më herët ujëvara e Sotirës njihej vetëm nga banorët e fshatit me të njëjtin emër.
Tashmë pas 10 vitesh, këtu ende mungon infrastruktura, por pamja mbetet enjëjtë, përrallore, mahnitëse edhe kur e viziton çdo vit.
Maj-qershor është periudha më e përshtatshme për ta vizituar ujëvarën pasi shkrirja e dëborës shton prurjet e ujit dhe pamja bëhet më mahnitëse.
Të shumta janë grupimet që këtë destinacion mes Gramshit e Beratit ua sugjerojnë grupeve të tyre.
Top Channel