Sinn Fein, fitore historike në zgjedhje në Irlandën e Veriut, thirrje për Irlandë të bashkuar

08/05/2022 09:06

Sinn Fein është bërë partia e parë nacionaliste që ka fituar më shumë vende në zgjedhjet e Irlandës së Veriut në 101-vite.

Sinn Fein, ish-krahu politik i IRA-s, Ushtria Republikane Irlandeze,  e cilësoi fitoren e parë të zgjedhjeve në Irlandën e Veriut si një “moment përcaktues” për rajonin që është pjesë e Britanisë dhe bëri thirrje për krijimin e një Irlande të Bashkuar.

Sipas rezultateve zyrtare, Sinn Fein siguroi 29% të votave për parlamentin rajonal, ndërsa Partia Unioniste Demokratike pro-britanike mori 21.3% të votave.

udhëheqësje a Sinn Fein-it në Irlandën e Veriut, Michelle O’Neill tha se rezultati përfaqëson një moment në mbështetje të ndryshimeve të mëdha, duke vënë theksin se tani duhet të ketë një “debat të sinqertë” rreth qëllimit të partisë për bashkimin e territorit me Republikën e Irlandës.

Fitorja Sinn Fein-it nuk e ndryshon statusin e rajonit sepse organizimi i një referendumi për bashkimin me Republikën e Iralandës varet nga Britania e Madhe dhe për organizimin e tij do të duheshin shumë vite, sipas Reuters. Por kjo ka një rëndësi të madhe simbolike, duke i dhënë fund dominimit njëshekullor të partive pro-britanike, të mbështetura nga popullsia protestante e rajonit.

Ndonëse partia me numrin më të madh të votave ka të drejtë të paraqesë një kandidat për Ministër të Parë të rajonit, ajo është e detyruar të ndajë pushtetin dhe mosmarrëveshjet me Partinë Unioniste Demokratike nënkuptojnë se gjetja e një kandidati që do të merrte mbështetjen e të dyja partive mund të marrë disa muaj.Udhëheqësi i Partisë Unioniste Demokratike, Jeffrey Donaldson tha se nuk do të hynte në qeveri nëse nuk rishikohet protokolli që rregullon tregtinë e Irlandës së Veriut me Britaninë e Madhe pas daljes së saj nga BE-ja.

Ndërkohë Departamenti i amerikan Shtetit u bëri thirrje palëve “të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të rivendosur një ekzekutiv për ndarjen e pushtetit”.”Sfidat kritike dhe të menjëhershme në lidhje me ekonominë, shëndetin dhe arsimin trajtohen më së miri përmes përpjekjeve kolektive të një qeverie të decentralizuar të zgjedhur nga dhe përgjegjëse ndaj njerëzve të saj,” tha zëdhënësi Ned Price.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA