Ushtria ukrainase paralajmëroi të dielën se trupat ruse dhe separatiste janë në “gatishmëri të plotë” në Moldavinë fqinje.

Rajoni është bërë gjithnjë e më shumë në qendër të shqetësimeve se konflikti mund të zgjerohet përtej kufijve të Ukrainës. Forcat pro-ruse hynë në Transnistria në vitin 1992 dhe janë stacionuar atje që atëherë, si paqeruajtës.

Ato forca janë në “gatishmëri të plotë luftarake”, tha Ukraina të dielën, pa dhënë detaje se si erdhi deri te ky vlerësimi.

Komentet kanë pasuar ato të gjeneralit rus, Rustam Minnekayev, se forcat ruse synojnë të marrin kontrollin e plotë të pjesës jugore të Ukrainës, gjë që do t’i siguronte pastaj Moskës lidhje direkte me Transnistrinë. Pas këtij paralajmërimi, Transnistrinë e kanë goditur një seri sulmesh me granata, përfshirë një në Ministrinë e Sigurimit të Shtetit në qytetin Tiraspol.

Kur Moldavia ka shpallur pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik, më 1991, Transnistria ka shpallur pavarësinë e saj njëanshëm, me mbështetjen e Rusisë. Lufta që ka nisur pastaj midis Qeverisë moldave dhe separatistëve pro-rusë, ka përfunduar me armëpushim midis Moldavisë dhe Rusisë, në vitin 1992. Çështja, megjithatë, nuk është zgjidhur. Moldavia vazhdon ta konsiderojë Transnistrinë si territor të vetin, ndërsa Transnistria dëshiron të njihet si shtet. Atë nuk e njeh asnjë shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara. Njerëzit që jetojnë atje, janë kryesisht rusishtfolës, ndërsa Qeveria drejtohet nga separatistët pro-rusë. Transnistria nuk ka kufi me Rusinë, por Rusia ka atje rreth 1,500 trupa që i quan paqeruajtës. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se përmes tyre, Rusia do që ta destabilizojë Moldavinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA