Javët e fundit është vërejtur se në kryeqytet disa autobusë urbanë janë përfshirë në aksidente ku më seriozi ishte ai I shënuar në zonën e Shallvareve mbrëmjen e 29 prillit. 

Autobusi i linjës së unazës u përplas me një mjet që po qarkullonte në krah të tij dhe të 2 përfunduan në shtratin e lumit Lana. Nga ky aksident u lënduan 5 persona. Për këtë arsye policia rrugore e kryeqytetit ka zhvilluar një aksion blic dhe kontrolle të befasishme në mjetet e transportit publik, për evidentimin e ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve tw transportit urban  që kryejnë shkelje agresive.

Gjatë kësaj  të shtune i janë nënshtruar testit të alkoolit, 15 drejtues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për t’iu siguruar qytetarëve, një transport sa më të sigurt.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA