Lodrat që nuk ju duhen më, në vend që ti hedhin, këta fëmijë kanë zgjedhur që ti shesin. Në stendën e ngritur në sheshin “Skënderbej”, këtë fundjavë fëmijët janë kthyer në tregtar të vegjël.
Lodrat që nuk ju duhen më, në vend që ti hedhin, këta fëmijë kanë zgjedhur që ti shesin. Në stendën e ngritur në sheshin “Skënderbej”, këtë fundjavë fëmijët janë kthyer në tregtar të vegjël.
Dikush ka sjellë makinat, dikush arushat apo kukullat. Garage Sale u jep mundësi fëmijëve që lodrat që nuk i përdorin më ti shesin me çmime simbolike. Një mënyrë kjo mjaft e përhapur në kulturën perëndimore ndërsa në vendin tonë është një aktivitet që po zhvillohet për të dytin vit radhazi.
Të tjerë fëmijë këtë të diel e kaluan duke pikturuar, një alternativ kjo për ti larguar nga monotonia dhe për ti argëtuar.
Top Channel