Në doganën Shishtavec-Krushevë çdo ditë kalojnë mbi 600 automjete.
Për banorët e fshatrave kufitar si edhe banorë të fshatrave të tjerë rreth tyre, vënia në shërbim për 24 orë ju ka krijuar lehtësira.
Shumë prej tyre kalojnë në doganë për biznes, të tjerë për familjarë, por ka dhe nga ata që nëpërmjet kësaj pike shkojnë në Borje pasi infrastruktura rrugore është më e mirë.
Deri në 2021 kjo pikë i’u ka shërbyer vetëm banorëve të dy zonave Shishtavec dhe Krushevë, por me vendim të qeverisë Shiptare në prill 2021 kjo pikë i shërben çdo qytetari shqiptar dhe të huaj. Të gjithë udhëtarët që hyjnë në Shqipëri nuk paraqesin dokumentat e vaksinimit, ndërkohë që e kundërta ndodh me ata që hyjnë në Kosovë pasi duhet të kenë me vete dokumentat e vaksimit ose test PCR.
Top Channel