39-vjeçari Ajas Sulejmeni që aksidentoi këtë të diel një çift me foshnjën e tyre në Rrugën e Kavajës në Tiranë, rezulton problematik për policinë.
Gazetarja Dorjana Bezat mëson se 39-vjeçari ishte arrestuar disa herë, madje ishte gjobitur nga policia rrugore.
Pakujdesia mesditën e sotme dhe mos respektimi i semaforit, shkaktoi përplasjen e çiftit dhe të foshnjes, të cilët po kalonin rrugën, në vijat e bardha.
Sulejmeni ishte me shpejtësi tej normave kur aksidentoi çiftin dhe foshnjën që ndodhej në karrocë, e si pasojë këta të fundit ndodhen në spitalin e Traumës, ku po marrin mjekimin, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre.
Pas aksidentit të rëndë, 39-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, duke braktisur në rrugë edhe mjetin e tij luksoz tip “‘Mercedes-Benz G-Class’ me targa gjermane ‘RPII63’.
Autori arriti të arratisej nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka mundur të shoqërojë në komisariat të afërmin e tij, që ndodhej me të në mjet gjatë momentit të aksidentit.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel