Në orën 11:15 të paradites, Ilir Kapo, 60 vjeç u shemb përtokë i gjakosur dhe pa frymë. Ai u qëllua barbarisht me një thikë buke nga fqinji i tij Ligert Dhimitri, 37 vjeç.
Asnjëri prej tyre nuk kishte patur më herët konflikte ose marrëveshje. Motivi i deklaruar banal nga policia lidhet me përdorimin e alkoolit prej të dyve dhe më pas me degradimin e bisedës deri në fyerje.
Këtë të shtunë Ligerti iu drejtua lokalit të lagjes bashkë me fqinjin. Dita e tyre nisi me raki deri në çastin kur u ndanë me thika, njëri në burg dhe tjetri i pajetë.
Ligert Dhimitrit iu bë testi dhe në gjendje të pandërgjegjshme nga alkooli përfundoi në komisariat i arrestuar.
Përqindja e alkoolit në gjak konsiderohet tepër e lartë. Menjëherë pas ngjarjes, shtëpia e autorit u vendos në ruajtje nga policia.
Top Channel