Prej kohësh Policia e Tiranës ka pasur problem në trajtimin e personave të ndaluar dhe të arrestuar kjo për shkak të kushteve jo të mira të dhomave të sigurisë në komisariate por edhe mbipopullimit.
Për këto shkaqe janë shënuar dhe incidente si ai i komisariatit nr. 5 në Kamëz por edhe së fundmi në komisariatin e Kavajës.
Ky problem pritet të marrë fund. Të gjitha dhomat e sigurisë në 6 komisariate të Tiranës dhe në drejtori do të mbyllen de të gjithë të ndaluarit dhe arrestuarit do të sillen në një godinë të re të pozicionuar në rrugën “Mine Peza”, në Tiranë. Kjo godinë 6 katëshe ka kapacitet për të ruajtur në kushte sigurie 66 persona.
Në katin -1 të kësaj godine do të bëhet filtri I parë I të ndaluarit ku do të plotësohet ana dokumentare dhe do t’i hiqen të gjitha sendet që mund të cenojnë sigurinë e tij. Më pas I ndaluari nëpërmjet një ashensori I shoqëruar me dy punonjës policie do të ngjitet tek katet e sipërme ku ndodhen dhomat e sigurisë.
Pas del nga ashensori I ndaluari I prangosur do të përshkojë një korridor të monitoruar me kamera 24 orë. Kamerat janë të lidhura me një sallë monitorimi. Çdo degëzim i korridorit është i siguruar me dyer të hekurta dhe të kyçura. Deri në mbërritjen në qeli I ndaluari do të qëndrojë I prangosur. Në këto ambiente i ndaluari mund të qëndrojë deri në 96 orë ku do të hajë dhe do të flejë me orare të përcaktuara. Për nevoja të veçanta ai mund të përdorë një sinjal akustik të vendosur në qeli.
Të ndaluarit do të vëzhgohen nga punonjësit e policisë jo vetëm nga korridoret e brendshme por edhe ato të jashtme ku punonjësi i policisë mund të shohë nga dritarja të gjitha lëvizjet.
Në çdo kat të këtij institucioni është parashikuar të ketë një dhomë mjeku që të ndaluarit të marrin shërbim mjekësor nëse është nevoja.
Në këtë institucion pritet të shërbejnë mbi 80 punonjës policie të cilët 1/3 e ditës së tyre do ta kalojnë pas hekurave, por për këtë vështirësi pune për ta nuk është parashikuar asnjë trajtim i veçantë financiar.
Top Channel