Italia sekuestron superjahtin e “Putin”: 700 mln dollarë, “po ikte në ujëra ndërkombëtare”!

07/05/2022 13:55

Autoritetet italiane sekuestruan një superjaht gjigand, me vlerë 700 milionë dollarësh, pronësia e të cilit është rrethuar me mister, por besohet se ai i përket vetë liderit të Kremlinit, Vladimir Putin.

Scheherazade ka qenë nën vëzhgimin e zyrtarëve në Itali që nga muaji mars. Jahti 137 metra i gjatë, që ka brenda edhe dy pishina e dy platforma ngritjeje për helikopterët, ka tërheqyr vëmendjen e Guardia di Finanza prej tre tre muajsh.

Në shtator, ai u ankorua në Marina di Carrara pranë Pizës për riparime. Edhe pse nuk përmendet me emër pronari i rëndësishëm i tij, në njoftimin e zyrtarëve italianë theksohget “prania e lidhjeve kyce ekonomike dhe te biznesit mes këtij personi dhe elementëve të rëndësishëm të qeverisë ruse”.

Ndërhyrja për sekuestrimin e tij u bë në mesin e frikës se Scheherazde mund të largohej, e të hynte në ujra ndërkombëtare për t`i shpëtuar sanksioneve të Bashkimi Europian. Kapiteni i anijes, Guy Bennett-Pearce, mohon që Putini të jetë pronari i saj, por refuzon të tregojë nga ana tjetër se kush e zotëron këtë jaht.

Vladimir Putin pretendon se ka një pasuri mesatare, megjithatë dyshohet se në fshehtësi, ai zotëron gati 100 miliardë dollarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA