31 persona kanë rezultuar të infektuar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 284 numrin e rasteve aktive në të gjithë vendin.
Në 24 orët e fundit nga 944 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19 16 qytetarë në Tiranë, 3 në Fier, 4 në Kolonjë, 2 në Sarandë, nga 1 qytetar në Lezhë, Kamëz, Vlorë, Himarë, Tepelenë, Korçë.
Numri i të shtruarve në spital është rritur me një person, krahasuar me një ditë më parë. Në spitalin COVID3 po marrin trajtim tetë pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,561 që nga fillimi i epidemisë.
“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore. Të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anticovid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, sipas ministrisë.
Statistika (07 Maj 2022)
Raste të reja ditore 31
Të shëruar në 24 orë 32
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 944
Testime totale 1,812,147
Raste pozitive 275,341
Raste të shëruara 271,561
Raste Aktive 284
Humbje jete 3,496
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 168
Fier 40
Vlorë 30
Korçë 10
Shkodër 8
Durrës 7
Lezhë 7
Elbasan 6
Berat 3
Kukës 3
Gjirokastër 2
Top Channel