Një qytetar nga Vau i Dejës po ndiqet penalisht nga policia e shtetit pasi tendtoi të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare, që të kalonte kufirin.
Gjatë përpunimit të dokumentacionit është kaluar për kontroll më të detajuar shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Vau i Dejës, Shkodër, i cili kishte mangësi në dokumentacion.
Gjatë kontrollit të detajuar të dokumentacionit, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke u dhënë pasaportën e tij bashkë me një kartmonedhë me prerje 50 euro.
Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi A. G., 36 vjeç u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel