Një makinë ka marrë flakë ditën e sotme në tunelin Tiranë-Elbasan duke u djegur plotësisht e duke bllokuar kështu përkohësisht qarkullimin në tunel.

Policia informon që mjeti me drejtues shtetasin G.Q. është djegur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA