Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken rezultoi pozitiv me3 COVID këtë të mërkurën, sipas DASH.

“Sekretari është plotësisht i vaksinuar kundër virusit dhe po kalon vetëm simptoma të buta“, tha departamenti në një deklaratë.

Blinken nuk ësjhtë takuar personalisht me Presidentin Joe Biden për disa ditë dhe Biden nuk konsiderohet të jetë një kontakt i ngushtë me të.

Zëdhënësi Ned Price tha se Blinken nuk do të mbajë fjalimin e planifikuar për të enjten.

“Ai mezi pret të kthehet në Departament dhe të rifillojë detyrat dhe udhëtimet e tij të plota sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në deklaratë.

Blinken ishte në mesin e të ftuarve që hynë në një hotel në Uashington të shtunën në mbrëmje për darkën vjetore të Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Trevor Noah, komediani që prezantoi Biden, bëri shaka duke thënë se darka ishte një ngjarje “super-përhapëse”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA