Ukrainasit në Britani për t’i shpëtuar luftës, Johnson: Mund të kishim vepruar më shpejt me vizat

03/05/2022 11:16

Një numër i madh ukrainasish po mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe autoritet atje po bëjnë gjithcka për t’i ndihmuar.

Kështu u shpreh kryeministri britanik Boris Johnson në një intervistë televizive, ndërsa theksoi se Britania mund të kishte reaguar më shpejt mbi këtë situatë.

“Ne kemi bërë përpjekje për të ndihmuar gratë dhe fëmijët ukrainas në zonë, por tani po shohim që një numër i madh po vijnë në Mbretërinë e Bashkuar. Deri më tani janë lëshuar 86,000 viza dhe 27,000 janë tashmë këtu dhe dua të them ‘faleminderit’ – dhe unë dua të shpreh mirënjohje të gjithë atyre që po ndihmojnë për t’u kujdesur për ukrainasit.

A mund ta kishim bërë më shpejt? Po, ndoshta mundemi. Është gjithashtu e rëndësishme të mbrohen gratë dhe fëmijët që të mos vijnë diku ku nuk do të kenë mirëpritjen që do të dëshironim.

UNHCR thotë se 5,563,959 njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA