Në Kiev, për momentin, nuk shkoj. Kam dërguar kardinalin Michael Czerny. Edhe kardinali Konrad Krajewski, ka shkuar atje për të katërtën herë. Po rune ndiej se nuk duhet të shkoj. Unë përpara duhet të shkoj në Moskë, duhet të takoj Putinin. Edhe unë një prift jam, do të bëj atë që mundem. Nëse Putini do ta hapte derën”’: nga fjalët, tek veprat, Papa Francesk mendon se është koha për të vepruar, ose të paktën, për t`u përpjekur ta bëjë liderin rus të logjikojë dhe të ndalojë luftën në Ukrainë.
Në një intervistë për Corriere della sera, Ati i Shenjtë rëfeu se në ditën e parë të luftës, kishte marre Volodymir Zelenskyn në telefon, ndërsa Putinin jo.
“Për herë të fundit, kam folur me të në dhjetor për ditëlindjen time, por këtë radhë jo, nuk e kam marrë. Desha të bëj një gjest të qartë që ta shohë e gjithë bota, prandaj dhe shkova tek ambasadori rus. I kërkova shpjegime, iu luta të ndalonin.
Me pas, shton kreu i Kishës Katolike, i kërkova kardinalit Parolin, pas njëzet ditë lufte, t’i dërgonte Putinit mesazhin se isha gati të shkoja në Moskë. Nuk kemi marrë ende përgjigje, por vazhdojmë të këmbëngulim. Si mund ta ndalosh kaq shumë brutalitet? Njëzet e pesë vjet më parë ne përjetuam të njëjtën gjë me Ruandën”, vazhdon Papa Francesk. Po cfarë e provokoi këtë luftë? Ndoshta, afrimi i NATO-s në derën e Rusisë e nxiti shefin e Kremlinit të hapte këtë konflikt, thotë ai, një zemërim ky që nuk di ta them me siguri nëse është provokuar, por ndoshta edhe po. Më pas, ka dhe një reflektim për armatimet në Ukrainë: Nuk di të përgjigjem, rusët tani e kanë të qartë se tanjet, pak hyjnë në punë e po mendojnë për gjëra të tjera. Luftrat për këtë bëhen: për të testuar armët që kemi prodhuar”!
Top Channel