Politikanët shqiptarë zhvilluan sot një seancë parlamentare, por ajo që tërhoqi vëmendje ishte veshja e tyre.
Ata ishin përshtatur me motin e ditës së sotme, e cila ishte e mbizotëruar me shi dhe vranësira, pavarësisht se jemi në pranverë.
Në këtë ditë politikanët kishin preferuar të visheshin sa më thjeshtë dhe seriozë, me ngjyra të errëta.
Nuk munguan as detajet të cilat i përkasin ngjyrave të flamurit ukrainas duke treguar kështu solidaritetin e tyre.
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kishte zgjedhur një kostum ngjyrë blu të errët, me këmishë dhe kollare të po të njëjtës ngjyrë por më të hapura.
Deputetja Elisa Spiropali është një nga politikanet shqiptare e cila i kushton shumë rëndësi paraqitjes së saj. Ajo është komentuar gjithmonë për veshjen, ndërsa ditën e sotme kishte preferuar të vishej me pantallona dhe xhaketë serioze. E gjithë veshja ishte ngjyrë bojqielli por një detaj i cili tërhoqi akoma më shumë vëmendje ishte shalli me ngjyrë të verdhë. Të gjitha këto ngjyra që ajo kishte veshur i përkasin ngjyrave të flamurit ukrainas, duke treguar solidaritetin e saj me situatën e luftës atje.
I pranishëm në këtë seancë parlamentare ishte edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili me anë të një video-konference dha mesazhin e tij, bazuar në situatën aktuale atje.
Top Channel