Presidenti francez Emmanuel Macron pati një telefonatë me homologun e tij rus Vladimir Putin që zgjati mbi dy orë, tha të martën pallati Élysée.
Zyra e Emmanuel Macron ka lëshuar një deklaratë, duke thënë se në një telefonatë me Putinin, lideri francez kërkoi armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë.
Macron shprehu gjithashtu shqetësimin e tij për situatën në Donbas dhe Mariupol dhe i bëri thirrje Rusisë që të lejojë evakuimet nga uzina Azovstal të vazhdojnë, tha zyra e presidentit francez.
Ai i bëri thirrje Rusisë “të përmbushë përgjegjësitë e saj si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit duke i dhënë fund këtij agresioni shkatërrues”, thuhet në deklaratë.
Macron është përballur me disa kritika për përpjekjet e tij për të mbajtur dialogun të hapur me Kremlinin, duke u angazhuar në shumë telefonata me Vladimir Putin që nga fillimi i pushtimit.
Top Channel