Funerali i një gruaje në Peru u ndërpre dje kur vetë “e vdekura” nisi të godiste nga brenda arkivolit për të thënë se ishte ende gjallë.
Familjarët e shokuar hapën arkëmortin e 36 vjeçares Rosa Isabel Cespede Callaca, ku e gjetën atë me sy hapur, duke i shikuar.
Rosa bashkë me arkivolin u dërguan në spitalin e Ferrenafe në karrocerinë e një kamionçine, ku menjëherë ajo u lidh me makinerinë që e ndihmonte të qëndronte në jetë.
Mjekët konfirmuan se ajo kishte shenja jete, edhe pse të ulëta por të gjithë shpresonin se do të ndodhte mrekullia.
Por gjendja e Rosës u përkeqësua shpejt dhe ajo ndërroi jetë disa orë më vonë.
Varrmihësi vendas Juan Segundo Cajo tha: “Ajo kishte hapur sytë dhe po djersiste. Unë shkova menjëherë në zyrë dhe telefonova policinë”.
Një video e regjistruar pak pas zbulimit shokues tregonte policinë që vendoste arkivolin në një kamionçinë. Më pas video rikthehet në momentet kur një grup mjekësh qëndrojnë mbi arkivolin e hapur të Rosa.
Gruaja ishte përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik në rajonin Chiclayo-Picsi ku kishte humbur jetën kunati i saj dhe ishin plagosur dy nipat.
Edhe ajo ishte shpallur e vdekur pas aksidentit dhe marrëveshja ishte bërë për funeralin e saj më 26 prill në qytetin e Lambayque.
Të afërmit kishin shprehur mosbesim për shpalljen e parakohshme të vdekjes së Rosa dhe dërgimin e saj në morg.
Tezja e saj e zemëruar tha: “Ne duam të dimë se përse u zgjua mbesa ime dje, kur ne po e çonim për ta varrosur.”
“Ne kemi regjistruar në video sesi ajo godet e shtyn arkivolin”.
Sipas raportimeve mjekët në spitalin e Ferrenafe gjendjen e komës ku gruaja kishte rënë, me vdekjen.
Policia tha se po heton akuzat e neglizhencës nga ana e spitalit për dërgimin e Rosa në morg, pa kontrolluar më parë nëse ajo kishte vdekur vërtet.
Tre nipërit e Rosas, të plagosur në të njëjtin aksident janë duke u rekuperuar në spital por në gjendje të serioze.
Top Channel