Foto/ Makina përfshihet nga flakët në aksin Tiranë-Elbasan, nuk ka të lënduar

03/05/2022 12:50

Një makinë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në aksin Tiranë Elbasan.

Sic shihet nga foto e siguruara nga Top Channel, makina është djegur plotësisht.

Mësohet se makina tip Benz, ka qenë në ecje kur është përfshirë nga flakët. Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një defekt, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA