Ukraina thotë se piloti ‘Fantazma e Kievit’ ishte një ‘një mit’ pas identifikimit të gabuar të majorit 29-vjeçar të rrëzuar muajin që shkoi (fotot)

02/05/2022 15:53

Piloti ukrainas i njohur si ‘Fantazma e Kievit që kishte rrëzuar rreth 40 avionë rusë, ishte vetëm një mit për ngritjen e moralit, pranoi së fundmi Ukraina.

Britanikja Daily Mail shkruante se ‘Fantazma’ u kthye në një simbol frymëzues i rezistencës së Ukrainës ndaj pushtimit rus.

Majori i forcave ajrore ukrainase Stepan Tarabalka, 29 vjeç, u identifikua gabimisht nga mediat si ‘Fantazma e Kievit’ çka bëri që ushtria e Ukrainës më në fund të pranonte anën mitologjke të pretendimit.

Në një postim në rrjetin Facebook të forcave ajrore ukrainase shkruhej të shtunën: “Fantazma e Kievit është legjenda e një super-heroi personazhi i të cilit është krijuar nga ukrainasit!’”

Ndërsa Tarabalka ishte një pilot i vërtetë që vdiq në betejë më 13 mars, dhe më pas iu dha titulli “Hero i Ukrainës”.

Por forcat ajrore thanë se ai nuk ishte “Fantazma i Kievit”, shkruan Daily Mail.

Në shpjegimin e tyre autoritetet ukrainase thonin në rrjetin Twitter: “Informacioni për ‘Fantazmën e Keivit’ është i pasaktë. Fantazma e Kievit është i gjallë pasi përfaqëson frymën kolektive të pilotëve të kualifikuar të Brigadës së Aviacionit, që po mbrojnë me sukses rajonin e Kievit”.

Legjenda nisi disa ditë pas sulmit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt, teksa përdorues në mediat sociale shpërndanin pretendime për një pilot anonim që po rrëzonte avionët rusë njëri pas tjetrit.

Foto, ‘meme’ madje dhe pamje video nga një simulator fluturimi nisën të qarkullonin, ku pretendohej se shihej “Fantazma e Kievit” gjatë luftës në ajër.

Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko postoi një foto të vjetër të ministrisë së mbrojtjes së vendit ku thuhej se “Fantazma e Kievit” kishte rrëzuar gjashtë avionë rusë.

Ndersa piloti Tarabalka kishte lindur në një familje punëtore në fshatin Korolivka në perëndim të Ukrainës.

Ai kishte studiuar në universitetin e forcave ajrore të Kharkiv dhe lë pas gruan e tij Olenia e djalin tetë-vjeçar Yarik.

FOTO GALERI
1/5
Majori i forcave ajrore ukrainase Stepan Tarabalka, 29 vjeç, u identifikua gabimisht nga mediat si 'Fantazma e Kievit'

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA