Suksesi i vazhdueshëm ushtarak i Ukrainës mund të rrisë mundësinë që presidenti Vladimir Putin t’i drejtohet armëve bërthamore.
Deklarata vjen nga kryetari i komitetit të marrëdhënieve me jashtë të senatit, Bob Menendez, i cili tha se kishte frikë se udhëheqësi rus mund të përdorte armët bërthamore për të “shpëtuar fytyrën”.
“Një nga shqetësimet e mia është se për ironi, sa më shumë sukses të kenë ukrainasit, aq më i madh është rreziku që Putini të bëjë diçka sepse ai po humbet dhe duhet të ruajë fytyrën në shtëpi. Dhe kështu potenciali i një arme bërthamore kimike, biologjike ose taktike mund të rritet si rezultat i kësaj.”u shpreh ai.
Ndërkohë që ministrat e energjisë të BE-së do të mbajnë bisedime urgjente sot, ndërsa blloku përpiqet për një përgjigje të bashkuar ndaj kërkesës së Moskës që blerësit evropianë të paguajnë për gazin rus në rubla ose të përballen me ndërprerjen e furnizimeve të tyre.
Rusia ndaloi furnizimin me gaz për Bullgarinë dhe Poloninë javën e kaluar pasi ato refuzuan të plotësonin kërkesën e saj për të paguar efektivisht në rubla.
Top Channel