Një zjarr masiv i cili përfshiu 80 shtëpi në kryeqytetit e Filipineve, Manila shkaktoi tetë viktima, ku gjashtë prej tyre ishin fëmijë. Sipas zyrtarëve zjarri filloi në katin e dytë të një shtëpie, ndërsa shkaqet ende nuk dihen.
BBC raporton se oficeri i lartë i zjarrfikësve, Greg Bichayda i tha agjencisë së lajmeve AFP se u deshën gati dy orë për të shuar flakët.
“Zjarri u përhap shpejt. Viktimat nuk ishin në gjendje të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Shtëpitë përbëhen nga materiale të lehta. Kur shpërtheu zjarri, njerëzit u tronditën. Stacioni ynë ishte afër, por ata nuk mundën të na telefononin menjëherë”, tha Bichayda.
Numri i zjarreve të rëna në këtë rajon ka qenë i lartë, për shkak të mbipopullimit në shumë komunitete.
Top Channel