Qantas njoftoi se nga 2025-sa do të fillojë të kryejë fluturime pa ndalesë nga Sydney në Londër dhe Nju Jork.
Gjigandi ajror australian tha se ka blerë një flotë të re avionësh Airbus A350-1000, të afta për fluturime direkte në çdo qytet në botë.
Fluturimet e para Sydney-Londër do të ngrihen në ajër të vitit 2025 dhe do të zgjasin rreth 20 orë, c’ka do t`i bëjë ato fluturimet më të gjata të pasagjerëve në botë. Ky itinerary, i nisur në vitin 1947, dikur zgjaste 58 orë dhe kishte plot shtatë ndalesa.
“Ajo që do të bëjmë në këto fluturime është të krijojmë mundësinë e fluturimit direkt, ndërsa cmimet ekonomike do të jenë shumë të ngjashme me atë që po shihni sot. Qëllimi ynë është që këto fluturime të realizohen nga Sidnej, nga Melburni, nga Brisbejn, Përthi; këta janë avionë kombëtarë e do të përdoren kudo.”
Nëntorin e 2019-tës, Qantas realizoi fluturimin nga Londra në Sidnej për 19 orë e gjysmë, në kuadër të një serie testimesh për të vlerësuar efektet e fluturimeve shumë të gjata.
Udhëtimi 17,800 kilometra i gjatë ishte pjesë e synimeve të kompanisë për të realizuar fluturime të rregullta nga qytetet, Sidnej dhe Melburn, për në Londër dhe Nju Jork.
Top Channel