Disa prej politikanëve shqiptarë nisën urimet për besimtarët myslimanë pas një muaji sakrifice.
Presidenti i vendit, Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook uroi shqiptarët për një festën e Fiter Bajramit.
Ai e nisi me disa fjalë nga libri i shenjtë i myslimanëve, Kurani duke dhënë mesazh për shtimin e përpjekjeve të rindërtimit të Shqipërisë.
Kurse kryeministri Edi Rama zgjodhi një postim të shkurtër në Instagram për të uruar të gjithë besimtarët festën e Bajramit.
“NATA E BAJRAMIT është festa e madhe e atyre që e falënderojnë Zotin me një listë të gjatë të lutjeve të tyre”, shkruan Rama në postimin e tij.
Urimi erdhi edhe nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaka e cila bëri një postim në Twiter dhe për festën e Fiter Bajramit.
Top Channel