Autori që plagosi ndaj Dedë Planajt mbrëmjen e kaluar në Shkodër ka vepruar i vetëm dhe ka kryer atentatin nga një motorr në lëvizje.
Në momentin që i është afruar Dedë Planajt, në një distancë prej rreth 3 metrash, ka qëlluar duke zbrazur të gjithë karikatorin e pistoletës mbi të.
Plumbat e kanë kapur 60-vjeçarin në këmbë, krah dhe një në brinjë. Autori, që duket të jetë profesionist në këtë ‘punë’, është larguar në drejtim të Koplikut. 60-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, por mëngjesin e sotëm është dërguar për mjekim më të specializuar drejt Tiranës.
Ngjarja ndodhi të shtunën rreth orës 22:10, në lagjen “Dobraç” të Shkodrës.
Kush është Bardhok Planaj?
Dedë Planaj është djali i xhaxhait të Bardhok Planajt që u ekzekutua një vit më parë në të njëjtën lagje me 100 plumba.
Bardhok Planaj u ekzekutua me 100 plumba mbrëmjen e 4 Prillit të 2021, ku rreth 30 u gjetën në trupin e tij pas ekspertizës mjekoligjore. Viktima ishte në lëvizje me makinë teksa u ekzekutua, pikërisht në të njëjtën lagje që u qëllua sot djali i xhaxhait të tij.
Bardhok Planaj njihej në Shkodër me nofkën “Kumbari” dhe ishte dënuar me burgim në mungesë në 2014-ën nga Gjykata e Rrethit Shkodër për tre vepra penale: “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”.
Atij iu bë një atentat i mirëfillte pasi viktimën e kanë ndjekur për rreth 150 metra dhe në një moment kanë ecur paralelisht me të duke e qëlluar.
Ende sot, krimi i një viti më parë ndaj Bardhok Planajt, mbetet pa autor pasi ende nuk është bërë e mundur identifikimi dhe kapja e tyre.
Afër vendit të ngjarjes ku u ekzekutua Planaj u konstatua një makinë e djegur, brenda së cilës u gjetën dhe 2 armë të cilat dyshohet se ishin të autorëve.
Top Channel