Turistët e shumtë janë befasuar te premten në liqenin e Komanit,  teksa përveç bukurive natyrore kanë shijuar edhe një moment tË veçantë.

Ata kanë vënë re një dhi të egër që kalonte shume pranë tyre por e veçanta është se kafsha e rrallë po notonte në liqen.

Turistët thonë se dhia e egër ka kaluar nga njeri mal në tjetrin duke përshkuar në not Komanin, në një distance prej mbi 30 meter dhe pastaj ka vijuar duke iu ngjitur malit.

Madje, dhia ka notuar përkrah me tragetin. Banorët e zonës thonë se ky fenomen është i shpeshte në 4 vitet e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA