Ushtarë izraelitë qëndronin në pozicione sot gjatë përplasjeve në qytezën Azzun, në veri të Bregut Perëndimor, pas funeralit të një të riu palestinez të vrarë gjatë natës nga ushtria.
22-vjeçari Iahya Edvan u vra gjatë një operacioni të ushtrisë në orët e para të mëngjesit në veri të Bregut Perëndimor, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë.
Operacioni i ushtrisë izraelite erdhi pas vrasjes së një rojeje të kolonive të banuara izraelite në Bregun Perëndimor.
Grupi militant palestinez Al-Aqsa mori përgjegjësinë për vrasjen e të premtes mbrëma.
Ushtria izraelite tha më pas se kishin bërë arrestime dhe sekuestrime armësh në Brukin, dhe në kampin e refugjatëve të Balata.
Grupi palestinez që kreu sulmin janë krahu i armatosur i lëvizjes Fatah.
Në një deklaratë ata thanë: “Marrim përgjegjësinë për operacionin në koloninë e Ariel ku u vra një oficer sionist, në reagim të shkeljeve të qeverisë pushtuese në Jeruzalem”.
Top Channel