SHBA: Putini, brutalitet në Ukrainë. Lavrov Kinës: Paqen po e pengon NATO!

30/04/2022 13:22

Në një përshkallëzim të ri tonesh një ditë më parë, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes tha se presidenti rus ka vepruar me “brutalitet dhe shthurje” në pushtimin e Ukrainës.

Në një përshkallëzim të ri tonesh një ditë më parë, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes tha se presidenti rus ka vepruar me “brutalitet dhe shthurje” në pushtimin e Ukrainës. “Është e vështirë,” theksohej në deklaratë, “tu japësh peshë justifikimeve të Putinit kur shikon se çfarë po bën ushtria e tij në Ukrainë – njerëz të pafajshëm të vrarë, të qëlluar në pjesën e pasme të kokës dhe duart e tyre të lidhura pas shpine, gra shtatzëna të masakruara, spitale të bombarduara, pyes veten se si dikush me çfarëdolloj forme morali mund ta bëjë një gjë të tillë”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

“Është e vështirë të shohësh disa nga pamjet që vijnë prej andej e të mos prekesh. Nuk mendoj se ne e kuptuam plotësisht nivelin në të cilën ai do ta shtrinte këtë lloj dhune e mizorie mbi njerëzit e pafajshëm, mbi ata që nuk ishin luftëtarë, mbi civilët… me një shpërfillje të plotë për jetët që po merrte.”

Akuzat e reja të Shteteve të Bashkuara, e kanë zemëruar së tepërmi Putinin. Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoli Antonov, i quajti fjalët e Pentagonit “fyese dhe të papranueshme”. “Këtu është bërë normë që zyrtarët e administratës të bazojnë gjykimet e tyre në gënjeshtrat e turpshme të autoriteteve ukrainase, tha ai ndërsa doli me pretendimin se objektivi kryesor i zëdhënësit të Pentagonit dhe kolegëve të tij është të gjenerojnë të ardhura shtesë për kompleksin ushtarako-industrial amerikan dhe të pastrojnë magazinat e tyre nga armët e vjetruara. Kështu, përfundon diplomati, ekziston ndjenja se “autoritetet amerikane nuk janë të interesuara për një armëpushim”.

Kësaj ideje I mëshoi dhe ministry i jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë nëj interviste për agjencinë kineze të lajmeve, Xinhua. “Po dëshmojmë manifestimin e standardit të dyfishtë dhe hipokrizisë së establishmentit perëndimor në këtë moment: nga njëra anë mbështet publikisht regjimin në Kiev, nga ana tjetër vendet e NATO-s bëjnë të pamundurën për të ndaluar mbylljen e këtij operacioni përmes arritjes së marrëvëshjeve politike, tha Lavrov.

CNN ndërkohë ngre pikëpyetje mbi rastin e 6 oligarkëve rusë, në dukje të vetëvrarë që të gjithë brenda tre muajve të fundit, disa edhe me fëmijët. Sipas gjigandit mediatik amerikan, 4 prej te vdekurve lidhen me Gazpromin. Sergey Protosenya, ish presidenti i Novotek, u gjet i pajete në Spanjë së bashku me gruan e vajzën, por djali i tyre Fedor është i bindur se nuk ka qenë aspak një skenar vrasje-vetëvrasje. “Im atë e donte nënën dhe motrën time, nuk do ta bënte kurrë, ata i ka vrarë dikush tjetër”, thotë i riu që vetë jeton në Francë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA