Plagosi Edis Reçajn në Shkodër, gjykata lë në burg autorin
30/04/2022 13:17
Gjykata e Shkalles së Parë në Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg” për Elfat Salihin, autorin e dyshuar të plagosjes së Edi Recajt rreth 12 ditë më parë.
Ai u arrestua dy ditë më parë, pasi ishte shpallur në kërkim dhe fshihej në një hotel në lagjen “Mark Lula”.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 19 Prillit në qendër të qytetit të Shkodrës ndërsa i plagosuri shkoi vetë për të marrë ndihmën e parë në spital për shkak të plumbit në këmbë, ndërsa ende nuk ka motiv.
Top Channel