Izraelitja e dënuar me vdekje për drogë në Emiratet e Bashkuara, shpreson t’i shpëtojë ekzekutimit (fotot)

30/04/2022 21:51

43 vjeçarja izraelite Fida Kewan është dënuar me vdekje nga një gjykatë në Emiratet e Bashkuara Arabe për trafikimin e gjysmë kilogrami kokainë.

Por në një intervistë të fundit ajo tha se nuk beson se dënimi do të ekzekutohet, sipas rrjetit vendas KAN Reshet Bet.

“Nuk e besoja kurrë që do të dënohesha me vdekje, por edhe tani nuk e besoj se do të ndodhë, ky është një vend modern”, tha Fida Kewan. ndërsa më tej shton se “Ky është një dekret tashmë dhe ka hyrë në sistem. Deri më parë ekzekutimi ishte diçka që kisha lexuar nëpër libra apo parë në filma”.

Kewan kishte emigruar një vit më parë në Emiratet e Bashkuara për të punuar, dhe pretendon pafajësinë ndaj akuzës së zotërimit të gjysmë kilogrami kokainë. Ajo thotë se vetëm ishte “në vendin e gabuar, në kohën e gabuar”.

Në një regjistrim të publikuar nga mediat Kewan i thotë vëllait të saj: “Nuk jam trafikante drogash, besoj se drejtësia do të shkojë në vend, sistemi i drejtësisë në EMA është i avancuar”, shkruan Jerusalem Post.

Ajo ka dërguar gjithashtu një apel për princin e kurorës së Emirateve të Bashkuara, Mohammed bin Zayed Al Nahyan duke thënë se “ka ndodhur një gabim i tmerrshëm, dhe nëse ju kontrolloni detajet jam e sigurtë që do të më ndihmoni”.

Ministria e jashtme izraelite tha se është në dijeni të incidentit por nuk janë të aftë të ndërhyjnë për të shmangur kryerjen e ekzekutimit.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe janë një numër krimesh që marrin menjehere dënimin me vdekje, përfshi dhe trafikun e drogave.

Shumë qytetarë të huaj janë ekzekutuar në EBA për krime që në vende të tjera mund të konsiderohen më pak serioze.

Vitin e kaluar një tjetër izraelit, Khalil Dasuki, u arrestua në Dubai teksa tentonte të trafikonte  $136 milionë në vlerë kokaine, çka policia e Dubai quante kapjen më të madhe të drogave ndonjëherë.

FOTO GALERI
1/3
43 vjeçarja izraelite Fida Kewan është dënuar me vdekje nga një gjykatë në Emiratet e Bashkuara Arabe për trafikim

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA