I aksidentuari i kërkoi t’i gjenin varësen dhe celularin, Veliaj mban fjalën, ia çon vetë në spital

30/04/2022 10:17

Mbrëmjen e djeshme, gjatë vizitës në Spitalin e Traumës, njëri prej djemve të aksidentuar nga përplasja me autobusin që përfundoi në Lanë, e kishte me shumë merak t’i gjenin celularin, që i kishte mbetur në mjet.

Kur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i vizitoi të lënduarit dje në mbrëmje, djali, Jurgeni, gjeti rastin t’i kërkonte atij që t’i gjente celularin.

Kërkesa e Jurgenit shkaktoi shumë të qeshura, por megjithatë celulari, si dhe nje varëse, u gjetën mbrëmë vonë nga zjarrfikësit, ndërsa sot në mëngjes Veliaj e ka vizituar sërish Jurgenin, për t’i sjellë jo vetëm celularin, por edhe varësen.

Batutat:
Veliaj: Hë mo, paske vënë qafore?
Djali: Po, po.
Veliaj: Po që të shkon (të qeshura). Të dhashë dje një premtim…
Djali: Hë, m’a gjete telefonin?
Veliaj: Ta gjeta telefonin dhe ta kam karikuar.
(Të qeshura)
Veliaj: Uuuu, sa mesazhe ke! 20 notifications, 13 telefonata. Të paska shkruajtur edhe një shoqe, por s’jam duke i fol asaj.
Një burrë: Vëri një cover të ri.
Veliaj: Jo mo, coveri ishte perfekt. Telefoni binte edhe në ujë, më thanë. Këtyre shoqeve u përgjigjesh vetë, kështu që po ta le këtu. Ndërkohë, kur thonë – “ka Zot”, shih çfarë të kam gjetur tjetër.
Ogerta: Të makinës…
Djali: Monedhë?
Veliaj: Jo! (Nxjerr varësen që djali mbante në makinë) Zoti të ruajtë, po ta le kryqin këtu…
Djali: Shumë faleminderit!
Veliaj: Lali, do bësh një çikë kujdes. E kam lënë të takoj pak edhe çunat që ju nxorrën, pastaj do ju ftoj unë për drekë dhe për darkë, por ti ke shumë mesazhe për t’u përgjigjur. Pastaj, do bëhemi të gjithë bashkë.
Djali: Shumë faleminderit!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA