Aktorja me famë botërore Angelina Jolie është fotografuar ditën e sotme duke vizituar një kafene në Lviv.
Ajo u filmua duke befasuar ukrainasit në qytet, pranë kufirit me Poloninë, nga një qytetare me emrin Maya Pidhorodetska, e cila ndau një video të takimit në Facebook-un e saj.
“Asgjë e veçantë. Vetëm Lviv. Sapo shkova për të pirë kafe. Vetëm Angelina Jolie. Ukraina thjesht mbështetet nga e gjithë bota.”- shkroi ajo krahas videos.
Zonja Jolie është një e dërguar speciale për Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Ajo ka vizituar më parë fëmijët ukrainas që kanë ikur nga lufta me Rusinë në një spital në Romë.
⚡️ Actress and filmmaker Angelina Jolie was spotted at a cafe in western Ukrainian city of Lviv on April 30.
Jolie is a special envoy for the United Nations High Commissioner for Refugees.
Video: Maya Pidhoretska via Facebook. pic.twitter.com/CBtR4HBMNR
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) April 30, 2022
Top Channel